Wenger i thotë PSG-së ta transferoj Aaron Ramseyn

Mesfushori uellsian Aaron Ramsey , pritet që në verën e ardhshme të vitit 2019-të të jetë lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Arsenalin.

Arsenali para pak javësh e ka njoftuar Ramseyn se nuk dëshiron t’ia vazhdoj kontratën e cila i skadon në qershor të vitit 2019-të.

Sipas “Daily Mirror”, ish-trajneri i Arsenalit Arsene Wenger, e ka këshilluar skuadrën e Paris Saint Germain, që ta transferoj Ramseyn, pasi do ta përforconin mesfushën e tyre.

Por, për Ramseyn janë të interesuar edhe disa klube, e më seriozisht e ka për të Bayern Munich.