Labinot Tahiri, deputet. Foto: Facebook

Vizat, Labinot Tahiri merr një vendim të rëndësishëm

Këngëtari dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka paralajmëruar që sonte është hera e fundit që do të performojë jashtë Kosovës. Këtë lajmërim, Tahiri e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Instagram, shkruan rtv21.tv .

“Sonte dhe vetëm sonte sepse mbas 1 janarit rri me popullin tim në Kosovë deri ditën që do të dalë i pari shqiptarë me Liberalizim të vizave. Kjo sakrificw e imja, vjen si pasojë nëse Evropa nuk e trajton qytetarin tim sikur popujt tjerë. Kah po i shkruaj këto fjale, mund të ndodhw me vite mos dhwnia e të drejtës sw lwvizjes, ama unë do të MBYLLEM ME JU VLLEZËR E MOTRA. KOSOVA DHE JU, VLEN MË SHUMË SE SA VETJA IME DHE TË GJITHE QË JEMI NË PARLAMENT. I falënderoj krejt Gurbetqarët që na dhanë gjithçka për atdhe dhe tash është radha që ne të bëjmë për ta duke lulëzuar rininë dhe atdheun tonë”, ka shkruar Labi në një video të publikuar.