Vdes Shenasi Berisha, gjyqtari i parë kosovar i FIFA-s

Sot ka vdekur ish-gjyqtari i njohur kosovar, Shenasi Berisha.

Ai vdiq në moshën 73 vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.

Berisha gjatë karrierës së tij ka qenë analist i gjyqtarëve në emision 2 me 1 si dhe në Radio Televizion e Kosovës.

Ai gjithashtu a qenë gjyqtari i parë i FIFA-s nga Kosova dhe ka referuar në disa prej ndeshjeve ndërkombëtare.

Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet nesër.