Vazhdon, 'telenovela' e Ozilit, i ofrohet Interit dhe Juventusit

Mesfushori Mesut Ozil duket se qëndrimin te skuadra e Arsenalit nuk e ka gjatë, pasi drejtuesit e klubit me rekomandim të trajnerit Unay Emery, janë duke shikuar që ta largojnë nga skuadra.

Sipas “Tutto mercato Web”, mesfushori gjerman u është ofruar skuadrave italiane, Juventusit dhe Interit.

Fituesi i Kupës së Botës në vitin 2014 më herët është ndërlidhur për një transferim të mundshëm në Serie A, por siç duket tani është momenti që të transferohet në këtë ligë.

Ozil, prej ardhjes së trajnerit Unay Emery, është duke pasur probleme në qasje të formacionit bazë të Arsenalit, bile në ndeshjen e fundit nuk ishte ftuar as në bankën rezervë.