Dy futbollistë të klubit turk përjashtohen nga ekipi

Klubi turk Fenerbahçe ka vendosur që të përjashtoj nga klubi dy futbollistët e tij, Mesut Ozil dhe Ozan Tufa.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e vetë klubit turk përmes rrjetit social Twitter.

Klubi turk nuk ka dhënë shumë detaje rreth këtij vendimi por vetëm ka njoftuar për përjashtimin e të dy futbollistëve

“Lojtarët e ekipit tonë të futbollit A Mesut Özil dhe Ozan Tufan u përjashtuan nga skuadra sipas vendimit të marrë”, thuhet në njoftimin e klubit turk.

Ozil është bërë pjesë e Ferbahçes në janarin e vitit të kaluar pas transferimit të tij nga Arsenal.