Askush nuk po e dëshiron Mesut Ozilin , asnjë ofertë në drejtim të Arsenalit për të

Mesut Ozil pati një sezon jo të mirë me Arsenalin, pas ardhjes së trajnerit Unay Emery.

Turko-Gjermani, nuk ka treguar përformanca të mira me “Topçinjtë”, ku si pasoj  e saj në shumë ndeshje ka qëndruar në bankën e rezervisteve, bile në disa prej tyre nuk ka qenë i ftuar as në skuadër.

Gazeta angleze “Daily Mail”, shkruan se deri më tani nuk ka ardhur asnjë ofertë në drejtim të Arsenalit për Mesut Ozilin.

Arsenal pritet të jetë i hapur për ofertat që i vijnë për Ozilin, mirëpo deri më tani asnjë nuk ka ardhur për ish-kampionin e botës me Gjermaninë.

30 vjeçari  u transferua në Arsenal në vitin 2013 nga Real Madridi.

Ndërsa këtë sezon në Premierligë i ka luajtur vetëm 24 ndeshje duke i shënuar pesë gola dhe vetëm dy asistime.