Foto: Facebook

Ozil e kishte refuzuar Interin

Për të ardhmen e Mesut Ozil, në vitin 2017-të u përfol shumë, pasi përflitej për mos vazhdimin e kontratës së tij dhe shumë skuadra dëshironin shërbimet e tij.

Sipas gazetave gjermane, për mesfushorin e Arsenalit, ishte Interesuar edhe skuadra e Interit në vitin e kaluar.

Ozil, e kishte refuzuar ofertën e Interit për të qëndruar në Arsenal.

Ozil në janar të vitit 2018-të, kishte nënshkruar kontratën e re e cila e mbanë në klub deri në vitin 2021.

Ozil, në këtë sezon nuk është duke kaluar formë të mirë nën udhëheqjen e trajnerit Unai Emery, pasi në shume ndeshje ka përfunduar në bankën e rezervistëve.