Foto: Trepça '89 Facebook
Trepça ’89 kërkon që t’ia shkaktoj humbjen e dytë radhazi Feronikelit (Foto)
Trepça ’89 në xhiron e 12-të në Ipko Superligën e Kosovës, do të ketë përballje të vështirë ndaj Feronikelit i cili pas 11-xhirove e mban vendin e parë me 23 pikë dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndeshja fillon në orën 13:45.
Trepça ’89 në xhiron e kaluar barzoi me skuadrën e Llapit, ndërsa kundër Niklit, do të kërkoj të rikthehet te fitoret edhe pse do ta ketë të vështirë këtë gjë.
Feronikeli pas dhjetë ndeshjeve të zhvilluara, në xhiron e kaluar është njoftuar me humbjen kundër Gjilanit. Prandaj, në këtë xhiro do të kërkoj që të rikthet te fitoret ndaj Trepçës ’89, pasi në rast dëshitimi rrezikon ta humbas vendin e parë nëse fiton Prishtina.
Trepça ’89, pas 11 xhirove ka grumbulluar 15 pikë dhe gjendet në vendin e tetë.
Ndërsa Feronikeli pas dhjetë ndeshjeve të zhvilluara pozicionohet në vendin e parë me 23 pikë, me një ndeshje më pak të zhvilluar.