Flet trajneri i Trepçës ’89 pas fitores dramatike ndaj Ballkanit
Trepça ’89 ka bërë përmbysje fantastike të rezultatit ndaj Ballkanit duke fituar me rezultat 4-3, prej disavantazhit 0-3.
Trepça ’89 – Ballkani, është luajtur në kuadër të xhiros së tetë në Superligë.
Trajneri i mitrovicasve, ka thënë se kjo ndeshje ishte e jashtëzakonshme për ta.
“Me të vërtetë ndeshje e jashtëzakonshme, e gjitha çfarë mund të them është të përgëzoj lojtarët për dëshirën, vullnetin dhe angazhimin që e treguan sot”, ka thënë Idrizi.
Ai ka treguar se nuk ka besuar që do ta përmbysnin këtë ndeshje.
“Të them të drejtën nuk e kam besuar që do e përmbysim kështu takimin, e sidomos kundër Ballkanit. Kur na u deshtë goli më së shumti futbollistët shpërthyen dhe fituam këto tre pikë”, ka potencuar Shpëtim Idrizi.
Idrizi ka zbuluar se çka i ka thënë lojtarëve të tij pas përfundimit të pjesës së parë.
“Duke marrë parasysh se Ballkani ka super ekip ndoshta i respektuam pak më shumë se sa duhet, në fillim të pjesës së dytë i’u thashë futbollistëve të luanin pa presion dhe të mos shqetësoheshin për rezultatin”, ka përfunduar Idrizi.