Trepça ’89 dhe Feronikeli i ndajnë pikët në “Riza Lushta”

Trepça ’89 dhe Feronikeli i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 0-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e gjashtë në Superligë.

Mitrovicasit kishin mundësi që t’i ndalnin tri pikë në shtëpi në fundin e ndeshjes, por Jashari u tregua i pasaktë ndaj portierit të Feronikelit .

Pas këtij barazimi Trepça ’89 pozicionohet në vendin e shtatë me shtatë pikë

Kurse, Feronikeli në vendin e tetë me gjashtë pikë.