Shpëtim Idrizi: Besoj se kemi ekip për ta mposhtur Dukagjinin në barazh
23.5.2021 - 17:52
Trepça ’89 e ka siguruar barazhin pas fitores ndaj Drenicës me rezultat 2-1.
Mitrovicasit në barazh do të luajnë ndaj Dukagjnit për ta kërkuar së paku edhe për një vit mbetjen në Superligë.
Trajneri i kësaj shkuadre, Shpëtim Idrizi është i bindur se do ta mposhtin Dukagjinin në barazh.
“Kemi mundur edhe më shumë të fitojmë nga sezoni i rregullt, por kjo është bukuria e futbollit. Jam i kënaqur me futbollistët, angazhimin dhe dëshirën e tyre gjatë gjithë sezonit. Na pret një ndeshje e vështirë në barazh kundër Dukagjinit, të cilët i kam përcjellë si për Kupë ashtu edhe për barazhin që e patën kundër Flamurtarit. Unë kam besim në lojtarët e mi dhe Trepça ’89 meriton të jetë pjesë e Superligës”, ka thënë Idrizi pas ndeshjes.