Sarri thotë se Hazard duhet të vendosë për të ardhmen e tij

Reprezentuesi belg Eden Hazard thotë se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, por për këtë nuk është në dijeni trajneri i tij tek Chelsea, Maurizio Sarri.

Hazard është përfolur kohëve të fundit se do të transferohet tek Real Madrid, pasi ‘Los Blancos’ vazhdojnë kërkimin e tyre për të mbushur boshllëkun që ka lënë Cristiano Ronaldo, pas kalimit tek Juventusi.

Por raportimet rreth të ardhmes së tij kanë qenë një shqetësim i vazhdueshëm për skuadrën e Chelseat dhe fakti që kontrata e Hazard skadon vitin e ardhëm ka vënë në alarm skuadrën londineze.

Në një intervistë për RMC Sport e cila u botua këtë jave pasi u regjistrua dy muaj më parë, Hazard thotë në një mënyrë të paqartë se ‘e di se çfarë do të bëj’.

Ndërsa trajneri Sarri duhet të zbulojë se çfarë ka vendosur belgu, pavarësisht se palët bisedojnë me njëra-tjetrën në baza të rregullta.

“Unë flas çdo ditë me Eden, por për pozitën e tij në fushë, e jo për transferime. Unë do të jem shumë i lumtur me të nëse qëndron, sepse ai është më i miri në Evropë, kështu që unë do të jem shumë i lumtur. Por është në dorën e tij, kështu që ai duhet të vendosë”, ka deklaruar Sarri para gazetarëve, shkruan Goal.com.

Hazard është duke shijuar një sezon mjaft produktiv në aspektin e golave, duke shënuar 12 në 24 ndeshje të Premier Ligës në këtë sezon.

Ndërsa edhe Chelsea e trajneri Sarri po e shijojnë lojën e Hazard dhe transferimit të ri Gonzalo Higuain, me këtë dyshe që shënuan dy herë në fitoren 5-0 ndaj Huddersfield.

“Unë mendoj se Gonzalo është një lojtar i madh. Ai bëri mirë në Madrid, Napoli dhe Torino. Ata janë me të vërtetë shumë të përshtatshëm për të luajtur së bashku. Mendoj se është me të vërtetë shumë i mirë për ne”, ka deklaruar Maurizio Sarri.