Sarri: Do të jetë emocionuese të stërvis Ronaldon

Trajneri i Juventusit Maurizio Sarri, në konferencën e parë të tij për media, ka thënë fjalë të mira për Cristiano Ronaldon.

Ai ka thënë se është emocionuese për të ta stërvis portugezin.

“Në vitit e fundit kam stërvitur furbollistë shumë të fortë. Do të jetë emocionuese të stërvis Cristiano Ronaldon, këtu jemi duke folur për nivelin më të lartë botërorë. Ronaldo? Dua të ndikojë për mirë te rekordet e Ronaldos. Po flasim për një top-lojtar, atë që qëndron më lartë se të tjerët që kam stërvitur. Do të doja ta ndihmoja që të arrinte shifra më të rëndësishme. Kam stërvitur edhe te Chelsea apo te Napoli lojtarë shumë të mirë”,  ka thënë Sarri për yllin e Juventusit.

Ai po ashtu ka shtuar se dëshiron të thyej rekord me Juventusin në fazën e sulmit në Serie A.

“Dëshiroj të jemi ekipi i ri me rekord të golave të shënuar në Serie A”, ka shtuar italiani.