RTK transmeton ndeshjen Prishtina- Europa

Radio Televizioni i Kosovës (RTK), krahas Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, rëndësi të madh po i kushton edhe sportit vendor.

RTK sot do të transmetojë ndeshjen kthyese të Europa League mes FC Prishtinës dhe FC Europa nga Gjibraltari.

Kjo sfidë tejet e rëndësishme për klubin më të suksesshëm në vendin tonë, luhet në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, dhe nis në orën 19:00.

RTK e ka të drejtën ekskluzive për transmetimit të kësaj përballje, ku ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras 1-1.

Kujtojmë së RTK pak ditë më parë transmetojë edhe ndeshjen e FC Dritës në Ligën e Kampionëve kundër Lincol, takim në të cilin triumfuan kampionët e Kosovës, duke siguruar pjesëmarrjen në kualifikimet e Championsit.

RTK vazhdon të jetë mediumi shumë i fuqishëm në vend duke qenë pjesë e ngjarjeve të mëdha në botën e sportit.