gettyimages / bbc

Pse ne i urrejmë grerëzat dhe i duam bletët?

Një studim i ri zbulon se grerëzat janë kryesisht të pakëndshme për publikun, ndërsa bletët vlerësohen shumë.

Studiuesit e përfshirë thonë se kjo pikëpamje është e padrejtë, sepse grerëzat janë po aq të dobishme sa bletët ekologjikisht.

Shkencëtarët sugjerojnë një fushatë për marrëdhëniet publike për të rikthyer imazhin e rrënuar të  grerëzave.

Ata do të donin të shihnin të njëjtat përpjekje për t’i ruajtur ato siç ndodhë aktualisht me bletët.

Studimi i 750 njerëzve nga 46 vende është botuar në “Ecological Entomology”.

Të urryera nga njerëzit që bëjnë piknik, frika nga dhimbjet e tyre të dhimbshme, por grerëzat janë ndër më të dashurit e insekteve sipas studimit të ri.

Hulumtuesit thonë se grerëzat kryejnë shumë shërbime të vlefshme ekologjike ashtu si bletët.

Në sondazh, pjesëmarrësve iu kërkua të vlerësonin insektet.

Shumica dërrmuese e përgjigjeve për bletët ishin pozitive, kurse për grerëzat  kishte vlerësime negative.

Kur u pyetën për fjalët që lidhen me bletët, më të njohurat për bletët ishin “mjalti”, “lule” dhe “pllenim”.

Për grerëzat fjalët më të zakonshme ishin “thumbues”, “të bezdisshme” dhe “të rrezikshme”.

Megjithatë grerëzat polenizojnë lulet, gjithashtu vrasin dëmtuesit dhe janë po aq të rëndësishme për mjedisin sikur bletët.

Problemi, sipas Dr. Seirian Sumner nga kolegji universitar i Londrës, e cila udhëhoqi hulumtimin, është se grerëzat kanë pasur një reklamë të keqe.

Publiku nuk është i vetëdijshëm për të gjitha gjërat e mira që ato bëjnë, kështu që ato konsiderohen si shqetësues dhe jo si pasuri e rëndësishme ekologjike.

“Njerëzit nuk e kuptojnë se sa shumë të çmuara janë ato,” tha ajo për BBC Neës.

“Edhe pse mund të mendoni se janë pas sanduiçit tuaj apo të birrës, ata janë, në të vërtetë, më shumë të interesuar të gjejnë gjahun e insekteve për t’u kthyer në fole për të ushqyer larvat e tyre”.

Dr.Sumner gjithashtu zbuloi se ka mungesë të hulumtimeve të anëve të forta dhe pozitive të grerëzave në mjedis.

Ajo analizoi letrat shkencore kërkimore dhe prezantimet e konferencave për bletët dhe grerëzat gjatë 37 viteve të fundit dhe 16 vjet respektivisht.

Nga 908 dokumente mostra, vetëm 2.4 për qind publikime u gjetën për grerëzat nga viti 1980, krahasuar me 97.6 për qind ose 886 dokumente botime të bletëve. Prej 2543 përmbledhjeve të konferencave mbi bletët dhe grerëzat për njëzet vjetët e fundit, 81.3 për qind ishin në bletë.

Kjo mungesë e hulumtimit po zvarrit përpjekjet për të zhvilluar strategjitë e ruajtjes për grerëzat, numri i të cilave po pëson rënie për shkak të humbjes së habitatit dhe ndryshimeve klimatike sipas Dr Alessandro Cini të Universitetit të Firences, i cili ka bashkëpunuar në studim.

BURIMI: https://www.bbc.com/neës/science-environment-45566304