Foto: Fiba

Prishtina pëson humbjen e dytë në Europe Cup (VIDEO)

Klubi i basketbollit Prishtina ka pësuar edhe humbjen e dytë në kuadër të rundit të dytë në FIBA EUROPE CUP, duke u mposhtur në Turqi nga skuadra turke Pinar Karsiyaka, me rezultat 107-85.

Vendasit e nisën mirë, pasi çerekun e parë e mbyllën me epërsi 29-20.

Edhe çereku i dytë nisi mirë për vendasit, të cilët e fituan vetëm me tri pikë epërsi 25-22, ndërsa rezultati i përgjithshëm për pjesën e parë ishte 54 me 42.

Në çerekun e tretë Prishtina luajti më mirë, pasi arriti që ta mbyll këtë çerek me vetëm një pikë më pak 22-21, dhe me rezultat të përgjithshëm, 76-63.

Çereku i fundit për djemtë nga Prishtina ishte fatal, pasi e humbën me rezultat prej 31-22, dhe me rezultat të përgjithshëm 107-85.

Lojtari më i dalluar te Prishtina ishte Kyan Anderson me 26 pikë dhe gjashtë asistime.

Ndërsa te Pinar Karsiyaka ishte Sek Henry me 22 pikë dhe 11 asistime.

Prishtina pas tri ndeshjeve, ka regjistruar një fitore dhe dy humbje, duke u pozicionuar në vendin e tretë me katër pikë.

 

 

 

FOTOGALERI: Prishtina fiton ndaj ekipit hungarez Szolnoki Olaj