Foto: Serie A/Twitter

Milan dëshpëron përsëri, barazon me Frosinonen

Milan nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim pa gola ndaj Frosinones, ndeshje e vlefshme për xhiron e 18-të në Serie A.

Ajo që vlen të theksohet është se Milan, e dominoi ndeshjen dhe pati shumë raste për gol të cilat nuk arriti t’i konkretizoj me gol.

Pas këtij barazimi Milan pozicionohet në vendin e pestë me 28 pikë, dhe e rrezikon ta humbë edhe këtë vend në rast se fiton Sampdoria sot.