Foto: Facebook

Milan bën gati 100 milionë euro për Bale

Milan duket se prej sezonit të ardhshëm do të jetë skuadër e rrezikshme.

Kuqezinjtë në afatin kalimtar të janarit transferuan mesfushorin Paqueta dhe sulmuesin Piatek, të cilët po japin rendiment të madh deri tani.

E milanezët kanë një plan që në afatin kalimtar të verës të transferojnë uellsianin Gareth Bale nga Real Madridi, duke ofruar 100 milionë euro për të.

Sipas “Don Balon”, Bale nuk është i lumtur më në Spanjë, pasi në shumicën e ndeshjeve është duke kaluar si rezervist.