Messi bëhet lojtari i parë në histori të La Ligas që shënon 400 gola

Barcelona është duke fituar me rezultat 3-0, ndaj Eibarit, në kuadër të xhiros së 19-të në La Liga.

Golin e dytë në këtë ndeshje e ka shënuar Lionel Messi në minutën e 53’.

Messi me golin e sotëm arrin kuotën e 400 golave të shënuar në La Liga, duke u bërë lojtari i parë në histori të kësaj lige që shënon 400 gola.

Lionel Messi tani ka 89 gola më shumë se çdo lojtar tjetër në La Liga, në histori të saj.