Manchester United- Juventus, super sfida e Ligës së Kampionëve

Manchester Unitedi sot do ta pres Juventusin në “Old Trafford”, ndeshje kjo që zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe filon prej orës 21:00.

Ndeshja e sotme do të jetë e treta në grupe dhe do të luhet për vendin e parë, pasi Juventusi nga dy ndeshja ka po aq fitore dhe kryeson vendin e parë me gjashtë pikë, ndërsa Manchester Unitedi në vendin e dytë me katër pikë.

Prej vitit 1996-të Manchester Unitedi dhe Juventusi janë përballur plotë tetë herë në Ligën e Kampionëve. Nga këto tetë përballje Manchester Unitedi ka fituar katër ndeshje, ndërsa Juventusi vetëm tri dhe një ndeshje ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.

Ndeshjet ndërmjet vete prej vitit 1996 në Ligën e Kampionëve

Ajo që e bën të veçantë këtë ndeshje është rikthimi i Crisitano Ronaldos në Manchester United, aty ku e mori famën portugezi.

Ronaldo ka postuar një foto në rrjetet sociale në Manchester United, dhe ka falënderuar tifozët për mirëpritjen e ngrohtë, ku thotë se e ndjen vetën si në shtëpi.

Ndeshja e sotme është pa parashikueshme, por një gjë është e sigurt se do të ketë spektakël, ku përveç lojëtarëve që do të përballen në fushë, përballje interesante do të jetë edhe mes trajnerëve Jose Mourinho dhe Masimiliano Allegrit.