Ky është rezultati i pjesëve të para për tri ndeshjet e Superligës (Foto)

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e sotme që po zhvillohen në kuadër të xhiros së 12-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Ndeshja ndërmjet KEK-ut dhe Dritës, ka përfunduar me epërsinë e mysafirëve, pas golit të Betim Haxhimusës në minutën e shtatë.

Ndeshja tjetër ndërmjet Ballkanit dhe Lirisë, ka përfunduar pa gola.

Ndërsa Ferizaji e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale, pas golit të Florim Berbatovcit në minutën e 28-të.