Kthimi

“Kthimi” i Kastriot Abdylit në Oldenburg Internacional Film Festival në Gjermani

Filmi i metrazhit të gjatë “Kthimi” nga Kastriot Abdylit, nga sot 12 shtator, deri më 16 shtator  2018 do të jetë në konkurrencë  zyrtare në “Oldenburg International Film Festival” në Gjermani.

Ky festival renditet ndër festivalet më të mira dhe më me influencë në fushën e kinematografisë. Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kinematografike e Kosovës

Filmi “Kthimi” trajton temën e migrimit si fenomen te populli shqiptarë, si dhe kontradiktave që sjellë integrimi në traditat e familjeve shqiptare, ku vë në pah peshën e besës dhe nderin e femrës shqiptare

Regjisor dhe skenarist i këtij projekti filmik është Kastriot Abdyli, ko-skenarist Isa Qosja, drejtor fotografie Vlatko Samoilovski, montazhier Kastriot Saqipi dhe Bllagoje Nedelkovski, kostumograf Izet Curri, skenograf Zeni Ballazhi.

Në film lujanë aktorët: Selman Lokaj, Hazir Sh. Haziri, Delphin Depardieu, Liridona Shehu, Safete Rogova, Sefedin Nuredini, Xhevat Qoraj, Ismail Kasumi, Shkëlqim Islami, Labinot Lajqi, Valon Bujupi, Virus Shala, Venera Lumani, Zijadin Murtezi , Teuta Ajdini ,Hamdi Rashiti ,Muqbajadin Qamili,Nikola Kumev, Avdullah Gjikoka, Ellhame Bilall.

Filmi “Kthimi” është bashkëprodhim i Agjencionit të Filmit të Maqedonisë, i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është realizuar nga “Dardania Film” – Shkup dhe “Shkupi Film”,  Prishtinë.