Kryeministri Ramush Haradinaj i bën promo Kombëtares së Kosovës (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka publikuar një video në profilin e tij në “Facebook”, duke e bërë një promo për Kombëtaren e Kosovës.

Ai shihet gjersa i mbath atletet dhe fanellën me numrin 10 në shpinë me mbiemrin e tij.

“Është shumë e thjeshtë, kemi qef me iu dhënë një përkrahje, kushdo që e jep përkrahjen prej Kosovës është i yni. Veç çka keni bërë deri tasht është historia, veç fakti që keni mbërri deri këtu. Të iu siguroj që veç jeni fitues. Dardanët e Kosovës u bën bashkë për të na bërë krenar duke e lartësuar flamurin e Kosovës” i thotë Haradinaj lojtarëve të Kosovës.

Kujtojmë, se nesër luhet ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, prej orës 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.