Juventus përgatit ofertë për Mohamed Salah

Kampioni i Italisë, Juventus, raportohet se po përgatit një ofertë prej 200 milionë eurove për ‘faraonin’ e Liverpoolit, Mohamed Salah.

Sipas Sky News Arabia, Cristiano Ronaldo po mbështet një përpjekje të tillë dhe do të japë kontributin e tij për të ‘joshur’ Salahun që të transferohet në Juventus.

Transferimi i Salah te Juventus ndodh vetëm nëse largohen Paulo Dybala dhe braziliani Douglas Costa.

26 vjeçari Salah u transferua në Liverpool në vitin 2017 nga ekipi italian Roma për shumën e 34 milionë eurove.

Deri më tani ka shënuar 64 gola, 45 vetëm sezonin e kaluar ku ‘reds’ arritën deri në finale të Ligës së Kampionëve. Ai gjithashtu u zgjodh lojtari i vitit në Angli dhe tani shpreson që të fitojë titullin me Liverpoolin.

Ndërsa në anën tjetër, kombinimi i dyshes Ronaldo-Salah te Juventusi do ta vinte në alarm të kuq gjithë Europën.