Juventus i gatshëm të bëj ofertë për ta kthyer Pogben në Serie A

Afati kalimtar i janarit po afron, e me të edhe zërat për transferimet e mundshme të lojtarëve.

Njëri prej emrave më të lakuar në Evropë është ai i Paul Pogbas së Manchester Unitedit.

Sipas gazetës italiane “Tuttosport”,  Juventusi është e gatshëm që të bëj një ofertë në drejtim të Manchester Unitedit, për francezin Paul Pogba.

Pogba në vitin 2016-të ishte rikthyer në Manchester United për 90 milionë funta nga Juventusi.

“Tuttosport”, thekson se oferta e Juventusit për Manchester Unitedin do të jetë 55 milionë funta, për ta kthyer Pogban në Serie A.

Pogba nuk është duke kaluar momente të mira te “The Reds”, pasi nuk po ka marrëdhënie të mira me trajnerin Jose Mourinho.