Ilustrim

Ja sa Njerëz do të Jetojnë në Botë në 2018-ën

Popullsia botërore pritet të arrijë rreth 7,6 miliardë banorë në fillim të vitit tjetër, njoftoi sot Fondacioni Gjerman për Popullsinë Botërore (DSW).

Instituti pret që numri total i njerëzve në Tokë të arrijë në 7 miliardë e 591 milionë e 541 mijë më 1 janar 2018.

Vitin e kaluar, numri i popullsisë u rrit për 83 milionë, ose afërsisht sa popullsia e Gjermanisë.

Numri i personave në Afrikë pritet të rritet veçanërisht me shpejtësi në dekadat e ardhshme.

Popullsia e këtij kontinenti pritet të arrijë 2,53 miliardë banorë deri në vitin 2050, nga 1,26 miliardë sa është aktualisht.