Higuan e rikthen Milanin tek fitorja (Foto)

Milan më në fund e ka gjetur rrugën e fitoreve duke e mposhtur Spalin, me rezultat 2-1, në kudër të xhiros së 19-të në Serie A.

Ndeshja nuk nisimi mirë për “Kuq e zinjët”, pasi e panë vetën në disavantazh pas vetëm 13’ minutave me golin e Petagnas.

Por, vendasit reaguan shpejt dhe arritën ta barazojnë rezultatin në minutën e 16 më Castillejon.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë.

Pjesa e dytë në tërësi i takoi vendasve, të cilët edhe e shënuan golin e fitores me sulmuesin argjentinas Gonzalo Higuain në minutën e 64’.

Pas kësaj fitore Milan, rikthehet në pozitën e pestë me 31 pikë.