Ibrahimoviq tregon këshillën që ia dha Mbapes

Sulmuesi i AC Milan, Zlatan Ibrahimoviq ka pranuar se ka këshilluar Mbappen që të largohet nga PSG-ja për në drejtim të klubit spanjoll, Real Madrid.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e mediumit dailyrecord.co.uk

Mbappes i skadon kontrata në fund të sezonit dhe Real Madrid nuk e ka fshehur interesimin e tyre.

Zlatan Ibrahimoviq beson se ka ardhur koha që fituesi i Kupës së Botës me Francën të largohet.

“Mbappe ka nevojë për një mjedis më të strukturuar si Real Madrid”, thotë Ibrahimoviq.

Ai po ashtu ka folur edhe për transferimin e tij te Milan.

“Isha i sëmurë nga Amerika dhe mendova të tërhiqesha, por Mino (Raiola) më tha, ‘je i çmendur, duhet të kthehesh në Itali”, është shprehur Ibrahimoviq.

Ai është shprehur se është interesuar se cila është skuadra më e keqe që mund ta ndryshojë.

“Kështu që e pyeta Minon, cila është skuadra më e keqe që mund të ndryshoj? Ai u përgjigj: “Dje Milan humbi 5-0 në Bergamo. Pra, është vendosur, le të shkojmë në Milano. Është një klub që e njoh, një qytet që më pëlqen”, rrëfen Ibrahimoviq.

Ai po ashtu ka folur edhe për Topin e Artë.

Suedezi e bëri shumë të qartë zgjedhjen mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

“Unë them Messi, sepse kemi luajtur së bashku. Ne kishim një marrëdhënie profesionale, por Topi i Artë i këtij viti u meritua nga Lewandowski. Më i miri ndonjëherë? Ronaldo Nazario “Që fëmijë e imitova”, ka thënë për fund sulmuesi I Milanit.