Foto: La Liga/Twitter

Girona e mposht Real Madridin në ‘Santiago Bernabeu’ (Foto)

Girona ka arritur ta mposhtë Real Madridin në ‘Satntiago Bernabeu’ me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 24-të në La Liga.

Madrilenët kaluan të parët në epërsi në minutën e 25’ me mesfushorin brazilian Casemiro.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-0.

Në pjesën e dytë e pamë një tjetër lojë krejtësisht ndryshe prej të parës.

Girona arriti që ta rikthejë rezultatin dhe t’i rrëmbejë tri pikë të arta.

Stuani e barazoi rezultatin në minutën e 65’ nga penalltia.

Në minutën e 75’ Girona kaloi në epërsi me Portun.

Pas kësaj humbje Reali mbetet në vendin e tretë.