Feronikeli vazhdon sigurt drejt titullit të kampionit (Foto)

Feronikeli ka vazhduar me fitore duke e mposhtur KEK-un, me rezultat minimal 1-0, në kuadër të xhiros së 20-të në Superligë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi qendër sulmuesi Kastriot Rexha në minutën e 41’.

Pas kësaj fitore Feronikeli vazhdon sigurt në vendin e parë me 48 pikë, pas 20 ndeshjeve.