Fellaini e pranon ofertën e skuadrës kineze Shandong Luneng

Mesfushori i Manchester Unitedit Maouane Fellaini, e ka pranuar ofertën e skuadrës nga Super Liga Kineze, Shandong Lueneng.

Sipas ‘BBC Sport’,  mesfushori belg me ardhjen e trajnerit të ri Ole Gunnar Solskjaer, e ka parë se minuta për të në fushën e lojës nuk ka, dhe largimin e ka parë si më idealin në afatin kalimtar të janarit.

Fellaini u transferua në Manchester United në vitin 2013 nga Evertoni dhe deri më tani ka bërë 177 paraqitje.

Gjatë qëndrimit të tij për gjashtë vite në ‘Old Trafford’, ka fituar një FA Cup, Carabao Cup dhe Europa League.