Europa League sjell super ndeshje sonte (Foto)

Sot do të zhvillohen katër ndeshje në kuadër të çerekfinales së Europa Leagues.

Ndeshja ma interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Arsenalit dhe Napolit.

Arsenali në këtë ndeshje pritet t’i ketë disa mungesa, njëjtë sikur edhe Napoli.

Të dy ekipet shihen si favorite për ta fituar këtë garë, prandaj ai ekip që kalon tutje në gjysmëfinale do të jetë pretendenti kryesor që ta fitojë Europa Leaguen.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Villarrealit dhe Valencias, të dy skuadrat vijnë nga kampionati spanjoll La Liga dhe e njohin mirë njëra-tjetrën.

Dy ndeshjet tjera janë Benfica – Eintracht Frankfurt dhe Slavia Prague – Chelsea.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen prej orës 21:00.