Oliver Gill (në mes) - Foto: The Independente

E refuzoi kontratën e Manchester Unitedit për të vazhduar studimet

Gazetari i njohur italian i sportit Gianluca di Marzio ka sjellë një artikull mjaft interesant në lidhje me ish-lojtarin e Manchester Unitedit, Oliver Gill.

Oliver Gill e lë një kontratë në tavolinë të njërit prej klubeve më të mëdha në botë siç është Manchester United, për t’i vazhduar studimet e tij në universitet.

Gill ishte ftuar në ekipin e parë të Unitedit, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Wolfsburgut në vitin 2009, ku ishte rezervist.

Tani Gill, 28-vjeçar, kishte preferuar t’i vazhdonte studimet duke lënë një kontratë  që i premtonte një karrierë të mirë.

Kur udhëheqësit e Manchester Unitedit i propozuan atij kontratën e re, Gill  kishte vendosur ta refuzonte atë, pasi qëllimi i tij ishte që të vazhdonte në studimet në drejtimin e ekonomisë.

Sot, Oliver punon në një kompani që ofron këshilla menaxheriale dhe strategjike në fushën ligjore dhe tatimore.

Ai kujton vendimin që ia ka ndryshuar edhe jetën.

“Ishte e vështirë për mua të zgjedhja njërën prej tjetrës. Deri më tani askush nuk më ka thënë kurrë “keni bërë mirë”. Ndonjëherë më vjen keq, sidomos kur shoh se punoj shumë orë në ditë. Megjithatë unë nuk ndjej keqardhje, tregon Oliver.

Oliver, pasi ishte huazuar në Ligën e Dytë në Bradford City, e kishte kuptuar se ndoshta nuk ishte i destinuar që të luante në Premierligë.

“Kuptova që nuk ishte jeta ajo që doja. Nuk kishte një moment që mendoja të largohesha nga Unitedit, por kur u huazova e kuptova se nuk do të arrija në nivelin që dëshiroja”, kujton ish-lojtari Manchester Unitedit.

“Në atë moment ishte vendim i drejtë, dhe dëshiroja të shkoja në universitet.  Mendova që do të kaloja më mirë në universitet, se sa të luajta në ndonjë ekip të vogël jashtë Premierligës”, tregon Oliver Gill.

Gill i pyetur se nëse do rikthehej në kohë a do të ndryshonte diçka rreth këtij vendimi ai u përgjigj kështu: “Unë nuk do ta ndryshoja vendimin tim, ishte i drejtë për mua edhe pse disa mendojnë që e kam hedhur poshtë të ardhmen time. Prapë do ta bëja të njëjtën zgjedhje”.