Dua Lipa

Dua Lipa prin me nominime në “Brit Awards”

 

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa edhe këtë vit po e nis mbarë.

Dua Lipa këngëtarja më e nominuar për “Brit Awards”, së bashku me Anne Marien, që ka gjithashtu katër nominime.

“IDGAF” si dhe “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris, janë këngët me të cilat ajo përfaqësohet në të gjitha nominimet, pra për “Brtish Single’ dhe për videoklipin më të mirë ku për këtë çmim është nominuar edhe këngëtarja tjetër shqiptare Rita Ora me  këngët “Let me Love You”, dhe  “For You”.

“Brit Awards” do të mbahet më 20 shkurt në “O2 Arena” të Londrës.