Drita ‘ngec’ sërish, Feronikeli përforcohet në krye të tabelës

Kanë përfunduar katër ndeshjet e sotme të Ipko Superligës së Kosovës, të cilat janë zhvilluar në kuadër të xhiros së tetë, shkruan KALLXO.com.

Derbin e kësaj xhiroje, Llapi-Feronikeli, e fitoi ekipi mysafir, ndonëse ishte me një lojtar më pak në fushë. Golin për ekipin nga Drenasi e shënoi Astrit Fazliu.

Prishtina, ndërkaq, ka arritur të shënojë fitore si mysafir. Ekipi nga kryeqyteti mposhti Lirinë në Prizren me rezultat 1 me 0.

Ndërsa Drita me Trepçën ’89 i kanë ndarë pikët, duke barazuar me rezultat 1-1.

Edhe takimi ndërmjet KEK-ut dhe Ballkanit përfundoi pa fitues. Rezultati i kësaj ndeshje është 2-2.

Pas fitores së sotme, Feronikeli përforcohet në krye të tabelës me 20 pikë, 4 më shumë se skuadra përcjellëse Llapi.