Foto: Chelsea/ Twitter

Chelesea fiton me 2 golat e Eden Hazard (Foto)

Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 2-1 si mysafir ndaj Watfordit, në kuadër të xhiros së 19-të në Premierligë.

Heroi i ndeshjes në këtë lojë për Chelsean ishte Eden Hazard.

Hazard i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 45+1’.

Epërsia e mysafirëve nuk zgjati shumë, pasi Pereyra e barazoi atë në minutën e 45+3.

Në pjesën e dytë u pa vetëm një gol i realizuar nga Eden Hazard në minutën e 58’, nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitoreje Chelsea pozicionohet në vendin e katërt me 40 pikë.