Ministri i Sportit në Angli: Futbolli mund të funksionojë edhe pa investime ruse

Ministri i Sportit në Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, Nigel Huddleston ka thënë së futbolli në këtë ishull mund të funksionojë edhe pa investimet ruse.

”Globalisht, ka shumë para në sport dhe në futboll dhe ne mund të menaxhojmë shumë mirë pa investimet ruse ose pa investimin e Rusisë në përgjithësi”, ka thënë Ministri i Sportit.

Lajmi është bërë i ditur nga BBC.

Huddleston thotë se sanksionet ndaj kombëtares dhe ekipeve ruse do të vazhdojnë për një kohë të gjatë.

“Për sa kohë zgjasin ato sanksione, për sa kohë që Rusia do të vazhdojë të jetë një e keqe në skenën botërore, ato sanksione do të zgjasin”, ka thënë Huddleston.

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich është sanksionuar nga Britania e Madhe për shkak të lidhjeve me presidentin rus Vladimir Putin.