Foto: KB Rahoveci/Facebook

Basketboll, Ylli e fiton derbin ndaj Rahovecit

Në derbin e xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll, Ylli ka triumfuar ndaj Rahovecit duke e mposhtur në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec me rezultat të ngushtë 62-61.

Minutat e fundit të kësaj ndeshje ishin vendimtare, pasi epërsia kalonte herë te njëra skuadër e herë të tjetra.

Lojtari më i dalluar te Ylli ishte Bambale Osby me 17 pikë.

Ndërsa te Rahoveci shkëlqeu Frederik Richardson me 23 pikë dhe 15 asistime.

Pas kësaj fitoreje Ylli pozicionohet në vendin e dytë me 41 pikë.

Ndërsa Rahoveci në vendin e tretë me 39 pikë.