Basketboll, vajzat: Sot zhvillohet ndeshja e katërt e finales së play-off-it ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit

Pallati i Rinisë dhe Sporteve, sot me fillim prej orës 19:00, do të jetë i rezervuar për ndeshjen ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit, në kategorinë e vajzave, në kuadër të ndeshjes së katërt të fazës së play-off-it.

Deri më tani janë zhvilluar tri ndeshje, dy në Prizren dhe një në Prishtinë.

Prishtina ëshë në epërsi me dy fitore, ndërsa Bashkimi vetëm një.

Në rast të fitores së Prishtinës, do të shpalleshin kampion, kurse nëse fitojnë prizrenaset atëherë ndeshja e fundit e cila do ta përcaktonte fituesin do të zhvendosej në Prizren në sallën “Sezai Surroi”.

Skuadra e Prizrenit në këtë ndeshje është e motivuar dhe iu janë premtuar premia të mëdha në rast se fitojnë sot nga kryetari i klubit.

Kurse, nëse Prishtina fiton sonte, atëherë do ta fitonte tripletën në këtë sezon, pasi më herët e ka fituar Kupën e Kosovës dhe Superkupën e Kosovës.

Më poshtë, KALLXO.com, iu sjellë linkun në të cilin mund të shihni rezultatin e ndeshjes në kohë reale.

http://www.fibalivestats.com/matches/61356/16/61/07/41jEwVkP51YA/?fbclid=IwAR32HnGMKTIDZVxq5VykwzjAAaPKyf6EURy199rSMz_Qi98r8gk0oKjXJPE