KB Bashkimi vajzat, kampion i sezonit vjeshtor pa asnjë humbje (Foto)

Kampionati i basketbollit në kategorinë e vajzave është mbyllur pas nëntë xhirove.

Në sezonin 2018/19, në kategorinë e vajzave kampionati ka nisur me nëntë ekipe.

Pra, ajo që është interesante në këtë kampionat, se një ekip për secilën xhiro duhet të pushoj, pasi për çdo javë mund të luhen vetëm nga katër takime.

Kampione e pa diskutueshme e sezonit vjeshtor është shpallur KB Bashkimi nga Prizreni, ku nga tetë ndeshje të luajtuara i ka fituar të gjitha dhe e ruan vendin e parë me plotë meritë me 16 pikë.

Bashkimi në përballjen kryesore ndaj Penzës, e kishte fituar ndeshjen me rezultat 59-86.

Përcjellësi kryesorë i Bashkimit, mbetet penza e cila e ka vetëm një humbje, atë nga Bashkimi.

Treshen e përmbyll Prishtina me gjashtë fitore e dy humbje.

Ndërsa në vendin e fundit është Vushtrria, me tetë humbje nga tetë ndeshje.