Foto: La Liga/Twitter

Atletico Madrid shënon fitore të lehtë ndaj Huescas (Foto)

Atletico de Madrid ka shënuar fitore të lehtë ndaj Huescas, me rezultat 3-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 20-të në La Liga.

Atletico kaloi në epërsi në minutën e 31’ me mbrojtësin francez Lucas Hernandez.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të madrilenëve.

Pjesa e dytë nisi mirë për Atleticon, ku Arias e dyfishoi epërsinë në minutën e 52’, pas asistimit të Griezmannit.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Koke në minutën e 71’.

Pas kësaj fitore Atletico Madrid, mbetet në vendin e dytë me 41 pikë.