Foto: Premierliga/ Facebook

Arsenali fiton me rezultat të ngushtë (Foto)

Arsenali më në fund është rikthyer te fitoret, pas tri barazimeve radhazi në Premierligë, duke e mposhtur Bournemouthin me rezultat të ngushtë prej 2-1.

Arsenali kaloi në epërsi në minutën e ’30 me autogolin e Lermas.

Por, vendasit nuk o dorëzuan dhe e barazuan rezultatin  në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë me anë të Joshua King.

“Topçinjve”, i mjaftoi goli i Aubameyang në minutën e ’67, për t’i siguruar tri pikët e reja.

Pas kësaj fitoreje Arsenali i Unai Emery pozicionohet në vendin e pestë me 27 pikë.