Angli – Kosovë, nga nesër mund t’i bleni biletat

Federata e Futbollit të Anglisë ka njoftuar Federatën e Futbollit të Kosovës se shitja e biletave për ndeshjen Angli- Kosovë do të fillojë nga nesër.

Sipas njoftimit të FFK-së, shitja e biletave për këtë ndeshje ishte menduar të fillojë ditën e djeshme por për shkaqe teknike është shtyrë.

“Kësisoj, shitja e biletave do të fillojë nesër (më 19 qershor)”, thuhet në njoftim.

Ndeshja Angli – Kosovë, do të zhvillohet më 10 shtator në “St. Mary’s Stadium” në Southampton, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Biletat mund të blihen online në linkun të cilin e ka publikuar federata angleze, njofton FFK.

Për detaje rreth blerjes së biletave klikoni KËTU.