Altetico Madrid mposhtet nga Betisi (Foto)

Real Betis e ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 1-0. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e 22-të në La Liga.

Pjesa e parë përfundoi pa gola.

Në pjesën e dytë në minutën e 63’ u akordua penallti për Betisin pas një prekjeje me dorë të topit nga mbrojtësi i Atleticos, Felipe Luiz.

Sergio Canales penalltinë e shndërroi në gol në minutën e 64’.

Deri në fund të ndeshjes vlen të theksohet një shtyllë e goditur nga Griezmann.

Pas kësaj humbjeje Atletico Madrid mbetet gjashtë pikë larg Barcelonës që është në vendin e parë.