10 Liderët më të Vjetër në Botë

Presidenti i Zimbabve Robert Mugabe festoi 94 vjetorin e tij më 21 shkurt 2018, duke e bërë atë udhëheqësin më të vjetër të botës së gjallë.

Kjo tregon se kurrë nuk është vonë për të udhëhequr një pozitë siç është ajo e presidentit apo guvernatorit, shkruan rtv21.tv.

Nëse keni në mendje Trumpin, Putin apo Merkelin, atëherë gaboni, ka lider më të vjetër se këta.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump u lind më 14  qershor të vitit 1946 tani ka 71 vjet.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e cila pritet ta formojë qeverinë për të katërten herë është e lindu më 17 korrik të vitit 1954 që i bie se i ka 63 vjet, ndërsa i pari i Rusisë, Vladimir Putin është i lindur më 7 tetor të vitit 1952 tani ka 65 vjet.

1. Presidenti i Zimbabve, Robert Mugabe, 94 I lindur më 21 shkurt 1924 në Kutama, Zimbabve
I lindur më 21 shkurt 1924 në Kutama, Zimbabve

2.Mbretëresha Elizabeta II, 91

E lindur më 21 Prill 1926 në Londër, Angli

3. Presidenti i Tunizisë, Beji Caid Essebsi, 91 vjeç

I lindur më 29 nëntor 1926 në Sidi Bou Said, Tunizi

4. Emir i Kuvajtit, Sheikh Sabah IV Ahmed Al-Jaber Al-Sabah, 88 vjeç

I lindur më 16 qershor 1929 në Kuvajt, Kuvajt

5. Guvernatori i Përgjithshëm i Barbados, Sir Elliott Belgrave, 86

I lindur më 16 mars 1931 në Shën Peter Parish, Barbados

6. Presidenti i Kubës, Raul Castro, 86 vjeç

I lindur më 3 qershor 1931 në Birán të Kubës

7. Guvernatorja e Përgjithshëm e Bahamas, Dame Marguerite Pindling, 85

E lindur më 26 qershor 1932 në Andros të Jugut, Bahamas

8. Guvernatori i Përgjithshëm i Belizës, Sir Colville Young, 85

I lindur më 20 nëntor 1932 në Belmopan, Belize

9. Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, 85

I lindur më 13 shkurt 1933 në Mvomeka’a, Kamerun

10. Perandori i Japonisë, Akihito, 85 vjeç

I lindur më 23 dhjetor 1933 në Tokio, Japoni