Isa Mustafa, Kryeministër i Kosovës. I Foto: KALLXO.com

Mustafa: Murin e Rrënon Ligji e Jo Gjelat

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sërish i është kthyer murit të ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës një javë më parë.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, murin Mustafa e ka quajtur “një vepër e ndyrë e strukturave paralele serbe dhe e Beogradit”.

Mustafa ka shkruar se muri po shfrytëzohet edhe për krekosje politike nga disa “këndesa”.

“Gjelat nuk e rrënojnë murin, ata këndojnë mbi mur. Murin e trajton dhe e rrënon ligji”, ka shkruar kryeministri, i cili nuk ka treguar se në kë aludonte me “këndesa”.

Lidhur me këtë mur, kryeministri Isa Mustafa më 8 dhjetor tha se ai “do të trajtohet sipas ligjit”.

http://kallxo.com/isa-mustafa-muri-ne-veri-te-trajtohet-sipas-ligjit/

Ndërsa, sot, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, përsëriti se muri në pjesën veriore të Mitrovicës është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit të vitit të kaluar për rivitalizimin e urës mbi Ibër, prandaj do të hiqet.

http://kallxo.com/tahiri-muri-ne-mitrovice-te-hiqet/

Më 7 dhjetor ministrja Tahiri kishte kërcënuar se Qeveria e Kosovës do ta rrënojë murin në pjesën mbi lumin Ibër.

http://kallxo.com/tahiri-qeveria-e-kosoves-ta-rrenoje-murin-ne-mitrovice/

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës siguroi qytetarët e Kosovës sot, duke thënë se muri i Mitrovicës nuk do të ekzistojë “asnjëherë“.

http://kallxo.com/veseli-muri-mitrovices-nuk-te-ekzistoje-asnjehere/