Miratohet koncept-dokumenti për arkivat e Kosovës

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme, shqyrtoi propozim-vendimin për themelimin e strukturave për zbatimin e pakos ligjore për Administratën Publike.

Zëvendësministri i Administratës Publike, Hajredin Hyseni prezantoi propozimin e tyre për formimin e një komisioni.

“Kemi propozu formimin e një komisioni që koordinon veprimet e institucioneve tjera relevante, emrat të cilët bëjnë pjesë në këtë zyrë janë nga zyra e kryeministrit, ministria e financave dhe ministria e administratës publike”, tha Hyseni.

Ndërkaq, ministri Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi kërkoi që të miratohet koncept dokumenti për arkivat e Kosovës, me që rast edhe u miratua nga qeveria.

“Koncept dokumenti i arkivave synon ngritjen dhe funksionalizimin e rrjetit arkivor infrastrukturor fizike, digjitalizimin e dokumenteve e të tjera. Me këtë koncept-dokument parashihet përcjellja e kompetencave të stagit te arkivave dhe do evidentonte e sistemonte dokumentet dhe koleksionet arkivore. Me këtë koncept-dokument bëhet edhe digjitalizimi i dokumenteve arkivore”, tha Gashi.