MFSK po planifikon të furnizohet me makineri të rëndë

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), ka inicuar procedurat e tenderimit, për t`u furnizuar me automjete motorike për qëllime speciale.

Sipas njoftimit të shpallur, MFSK planifikon të furnizohet me gjashtë kamionë të rëndë.

Sipas njoftimit, kamioni i parë do të jetë kamion cisterne për derivate, i dyti do të jetë për tërheqje 4×4, kamioni i tretë do të jetë auto kran 8×8. Një kamion tjetër do të jetë për ngarkimin e kontejnerëve, pjesa e pestë do të jetë kamion multi –funksional dhe pjesa e gjashtë do të jetë kamion me pajisje për mirëmbajtje të automjeteve.

Vlera e parashikuar për këto kamionë me të cilët do furnizohet MFSK arrin shifrën e 1 milion e 345 mijë eurove.