Liqeni i Badovcit në Nivelin Maksimal

Uji në liqenin e Badovcit, nga i cili furnizohen 30 për qind e qytetarëve të Prishtinës, ka arritur nivelin maksimal. Uji ka filluar të derdhet mbi murin e betontë të pendës.

Niveli i ujit në liqenin e Badovcit ka arritur nivelin më të lartë saqë ka filluar edhe të derdhet mbi murin e betontë të pendës.

Kjo situatë, sipas zëdhënëses së Kompanisë Ujësjellësi Rajonal Prishtina, Arjeta Mjeku, siguron një furnizim stabil dhe pa reduktime të qytetarëve me ujë.

“Kapaciteti momental i liqenit të Badovcit është kapacitet maksimal. Të gjitha reduktimet për qytetarët që furnizohen nga Badovci janë eliminuar. Reduktimet janë të pranishme në disa pjesë vetëm gjatë orëve të natës, duke filluar nga ora 23:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit. Kapërderdhja e liqeneve garanton furnizim të rregullt me ujë të pijes, sidomos në sezonin e verës. Por, që të ndodhë kjo duhet një shfrytëzim racional i ujit të pijes nga qytetarët”, theksoi Arjeta Mjeku për KALLXO.com.

Nga liqeni i Badovcit me ujë furnizohen 30 për qind e banorëve të Prishtinës, pastaj furnizohen edhe Graçanica, Kishnica, Hajvalia dhe Veterniku.

Zëdhënësja mjeku tha se edhe liqeni i Batllavës e ka arritur kuotën maksimale.

http://kallxo.com/uji-i-liqeneve-te-prishtines-eshte-i-pijshem/

20 Mars 2016 - 16:41

Paulina Nushi 20/03/2016 - 16:41
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend