Foto: Ilustrim

Vetura godet dy këmbësorë në Fushë Kosovë

Dy këmbësorë kanë pësuar lëndime trupore per shkak se janë goditur nga një veturë.

Policia ka njoftuar se në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë gjatë ditës së djeshme një person deri sa ishte duke vozitur, nga pakujdesia ka goditur dy persona, një burrë dhe një grua.

Dy të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.

Policia nuk ka njoftuar për masat e ndërmarra ndaj drejtuesit të veturës, vetëm se rasti shkon në procedurë të rregullt.